Aty ku cilësia takon inovacionin! 

Xhama

Xham nga
brendi botëror

Në Swiss Windows, përdorim xham të dyfishtë nga brendi botëror Guardian Glass, i njohur për teknologjinë e tij të avancuar dhe cilësinë e lartë.

Sistemi i xhamit përbëhet nga tre qelq të ndarë nga dy distanca në një sistem të mbyllur. Këto xhama janë të mbushur me gazin Argon, i cili rrit performancën izoluese. Distanca midis qelqeve është e ndryshme, duke lejuar një ndriçim optimal të dhomave, pa ndikuar në efikasitetin e izolimit.

Kjo është një pjesë thelbësore e ofertës sonë, e cila garanton jo vetëm estetikë, por edhe funksionalitet dhe siguri.

  • Float: Xham i qartë dhe transparent, i përshtatshëm për aplikime të ndryshme.
  • Low-E: Xham me një shtresë të hollë izoluese që minimizon humbjen e nxehtësisë.
  • Solar: Xham që kontrollon hyrjen e dritës dhe të nxehtësisë së diellit.

Xhami Termopan

Në Swiss Windows, ne përdorim produkte të xhamit nga Guardian Glass. Xhami Termopan është një sistem i
tri-fishtë i xhamit, i mbushur me gazin Argon, që ofron izolim termik dhe akustik të shkëlqyer. Këtu përdoren llojet e xhamave si Float, Low-E, dhe Solar për të ndërtuar një xham termopan të efikasitetit të lartë.

Xham i Sigurisë

Xhami i Sigurisë është një sistem i dyfishtë i xhamit, i mbushur me gazin Argon, që ofron jo vetëm izolim termik dhe akustik, por edhe siguri të shtuar. Këtu gjithashtu përdoren llojet e xhamave si Float, Low-E, dhe Solar për të ofruar një nivel të lartë të sigurisë.